Kosovari kapet me 23 desh të kontrabanduar
Policia ka ndaluar një kontrabandë me kafshë në rajonin e Kaçanikut. Rasti është dërguar në procedurë të rregullt.
Kaçanik 09.05.2022 – 14:20. Njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njejti transportonte njëzet e tre kafshë (deshë) për të cilët nuk posedonte dokumentacion përkatës. Gjithashtu është ndalur edhe një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se e ndihmonte në kontrabandë të dyshuarin e parë. Rasti procedohet në procedurë të rregullt. (foto arkiv).


 
 
						 
						