Vëllau qanë motrën e vdekur, kush ta bëri këtë?

Një ngjarje tragjike u raportua mëngjesin e sotëm në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku çifti i të rinjve Olsian dhe Rezarta Hajdari dyshohet se tentuan që t`i jepnin fund jetës, në rrethana që nuk dihen, raporton plus7.com.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë dhe po mbahet i intubuar.

Misteri mbetet mbi arsyet që kanë shtyrë të rinjtë drejt këtij akti fatal, ndërkohë që ishin martuar vetëm 5 ditë më parë. Vëllai i Rezartës, është ai që ka vënë kujën në spitalin e Elbasanit dhe ku duket se hedh dyshime të forta mbi ngjarjen, teksa kërkon që të gjejë vrasësit e motrës së tij.

“Oh Zot, kush ta bëri të keqen ty, oh Zot! Kush qe ai dorëmallkuar që ta bëri këtë, kush qe?! Ça mi bënë motrës teme, ku qenë ato, ku janë të iki ti vras, ti shuaj të gjithë”, janë disa nga thirrjet rrëqethëse të të riut.