Lajmi i fundit: Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.R., më 13 Korrik 2021, rreth orës 11:00, me dashje, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave A.R. dhe B.B., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri A.R., nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari B.B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

I pandehuri B.R. me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.