Arta jonë, njëra ndër zonjat që bëjnë shqiptarinë

Arta Haziri Nuhiu është njëra ndër 21 gratë që bëjnë Shqiptarinë. Ajo ka udhëtuar sonte drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në këtë ceremoni, raporton MediaFokus.info

Në profilin e saj Arta ka shkuar:

Rruga për Shqipëri ka gjithmonë shkaqe pozitive. E tillë është edhe kësaj here, ku po nisemi për një natë yjesh që zbulon suksesin, një natë në nderim të zonjave shqiptare.

Përgjegjësi, nder e kënaqësi të jem njëra ndër zonjat që bën shqiptarinë, njëra ndër zonjat që sakrifikuan, dhanë mundin e kontributin e tyre për këtë vend, që të lulëzojë në çdo aspekt.

Këto konsiderata na japin shpresë dhe besim që në këtë vend vlen të investohet punë, talent e përkushtim.

Përgëzime për organizatorët që vlerësojnë zonja që shqiptaria nuk do ishte e njëjtë pa to.

Ky do ishte një mesazh modest për të rinjtë, sidomos vajzat shqiptare, që janë e ardhmja, forca dhe shpresa e këtij vendi.

Me motivim të zellshëm, gjithsecili e gjen veten këtu dhe dikur arrin të shpërblehet me çmime kësi soji.

Me ne, shqiptaria behet, ka shkruar gjilanasja Arta Haziri Nuhiu.

Sonte më 12 dhjetor u mbajt gala mbrëmja e dorëzimit të çmimeve.

Arta Haziri është asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan dhe Drejtoreshë e Festivalit te këngës për fëmijë “Mollëkuqet” /MediaFokus/.