Hudhet kallëzimi penal ndaj kryetarit të Kamenicës

Prokuroria Themelore në Gjilan ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, të parashtruar nga Shpend Morina dhe Bajram Mavriqi, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në dokumentin e siguruar nga Kamenicapress, thuhet se pas analizimit të kallëzimit penal, nuk janë gjetur të dhëna të mjaftueshme për fillimin e hetimit.

Vitin e kaluar, përfaqësuesit e VV-së në Kamenicë dorëzuan kallëzim penal, duke pretenduar se kryetari i Kamenicës ka keqpërdorur detyrën zyrtare në rastin e ish-drejtoreshës së Urbanizmit, Arta Gashi./MediaFokus/