Kosovari kapet me 5 dele kontrabandë

Një shtetas i Kosovës është kapur nga policia në Novosellë, me 5 krerë dele të kontrabanduara, të ngarkuara në një veturë. Rasti është cilësuar ‘kontrabandë me mallra’ dhe delet janë dërguar në terminalin doganor.

Fsh. Novosellë, 17.03.2021 – 23:05. Nga njësiti policor është ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar pesë dele, për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellës. Në konsultim me prokurorin, kafshët e kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor për procedim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e policisë.