Një person me gjendje depresive tenton të vetëvritet

Një person me gjendje depresive në Malishevë, ka tentuar të vetëvritet, por është penguar nga familjarët. Rasti është cilësuar ‘vrasje në tentativë’ ndërkohë që personi është dërguar nës spital. 

Malishevë, 18.03.2021 – 08:06. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkak të gjendjes së tij depresive, kishte tentuar të vetëvritet por i njëjti është penguar nga familjarët e tij. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.