Në Gjilan, edhe 3 persona e kanë humbur sot betejën me virusin

Virusi po vazhdon të marrë jetë gjithandej në Kosovë. Betejën me COVID-19, në Gjilan e kanë humbur edhe tre persona të tjerë.

Burimet e Mediafokus.info brenda Spitalit të Përgjtihsëm në Gjilan, bëjnë me dije se dy nga të vdekurit janë nga komuna e Kamenicës, ndërsa i treti nga komuna e Vitisë.

Përndryshe numri i pacientëve me COVID-19 në spitalin e Gjilanit ka arritur në 94, derisa aktualisht me këtë infeksion figurojnë 476 raste aktive. /Mediafokus.info