Kosovari kapet me test PCR të falsifikuar
Në kufirin e Bllacës, policia e MV ka arrestuar një 31-vjeçar nga Kosova, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar.
“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G. (31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.
Kohëve të fundit është folur shumë për falsifikim të testeve Covid në Kosovë, ku ka pasur edhe disa arrestime.

