Kosovari shpëton me dënim me kusht për ngulfatjen e gruas
Gjykata penale e Luzernit e ka dënuar një kosovar me 15 muaj burg me kusht. Ai gjithashtu duhet të paguajë shpenzimet procedurale prej rreth 3,800 CHF.
Në vitin 2019, gjatë një mosmarrëveshje, ai e kishte ngufatur gruan e tij aq shumë sa jeta e saj ishte në rrezik akut, transmeton albinfo.ch.
Sipas gazetës “20 Minuten”, mes çiftit kishte ndodhur një mosmarrëveshje në vitin 2019.
Fillimisht konflikti ishte verbal, por shpejt qe shndërruar në zënkë fizike.
Gruaja është rrëzuar përtokë, me ç’rast burri e ka ngufatur (i ka shtrënguar qafën me duart e tij) për rreth dhjetë sekonda.
Ai kishte shtypur fort venat në qafë gruas së tij dhe për këtë arsye jeta e saj ishte në rrezik akut.
Më pas gruaja ka denoncuar kosovarin në polici. Por vetëm një muaj më vonë ajo ka tërhequr kallëzimin penal me telefon, më vonë edhe me shkrim.
Nisur nga rrethanat, gjykata e ka cilësuar aktin si “të moderuar”.
Përveç tërheqjes së bashkëshortes, kishte edhe rrethana të tjera lehtësuese.
Burri ka treguar pendimin e tij që në fillim.
Dyshja gjithashtu janë pajtuar dhe që atëherë janë bërë prindër për herë të dytë. (foto ilustrim)

