Kosovari Urim Dakaj zgjedhet anëtar i asamblesë komunale në Neuhausen
Kosovari Urim Dakaj është zgjedhur anëtar i asamblesë komunale në Neuhausen, në Kantonin Schaffhausen.
Ai, prej disa vitesh njihet si aktivist i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe i sindikatës Unia, më të madhes në Zvicër.
Njoftimin e ka bërë vetë ai: “Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e datës 14 dhjetor 2021, në bazë të dispozitave për përfaqësimin proporcional, Këshilli Bashkiak (ekzekutivi) më shpalli anëtar të zgjedhur të Asamblesë Komunale (Einwohnerrat), duke filluar nga data 1 janar 2022. Unë do të angazhohem shumë për Neuhausenin dhe mundohem që të iu përfaqsoj sa më mirë”.
Urim Dakaj është i lindur në vitin 1984 në Korishë të Prizrenit, ku ka jetuar deri në vitin 1994, kur bashkë me familjen ka migruar në Zvicër.

