Kosovë-Zvicër, nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira.
Aliu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nga 24 qershori do të fillojnë flutirimet në destinaconet Prishtinë-Basel, Prishtinë-Gjenevë dhe anasjelltar.
Nga data 24 qershor fillojnë fluturimet në destinacionethe Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë
“Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregullt të fluturimeve, e në veçanti çmime të lira e më të volitshme…”, ka shkruar ai.

