KQZ aprovon mbi 127 mijë aplikime nga diaspora

127,639 aplikacione për të votuar nga diaspora janë aprovuar nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Mediafokus.info.

Kryeshefi Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit.

“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.