Krasniqi kritikon Zemajn e Vitinë: “Ja imellat gabim, ja dikush po rren”

Po vazhdon debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi në lidhje me angazhimet e tij për sigurimin e vaksinës së COVID-19 tha se aplikimiështë bërë që nga30 qershori i vitit të kaluar.

Tutje, Zemaj përmendi edhe rastin e Agon Musliut, të riut që u vetëvra në ish-karantinën tek Qendra e Studentëve.

“Aplikimi i parë zyrtar i MSH-së ka qenë 30 qershori 2020. Nga ajo ditë ka fillu angazhimi jonë përmanent për sigurimin e vaksinës. Është vetëm një fakt evident që na bën krenar në 10 muajt tonë të qeverisjes. Jemi i vetmi vend edhe në rajon edhe më tej që tri elemente nuk na kanë ndodhë që janë pozitive. Asnjë qytetar nuk ka mbetur pa shërbime. Asnjë i vetëm nuk ka vdekur jashtë institucioneve spitalore, dhe asnjë i vetëm nuk ka bërë vetëvrasje”, tha Zemaj.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ju dy, ministri dhe ish-ministri jeni tu kriju mjegull totale. Ti e përmende edhe Modernan, diçka s’është në rregull, ja i keni pasë imellat gabim, ja dikush po rren. Ta kemi këtë qartësi”, u përgjigj Krasniqi, transmen lajmi.