Krasniqi: Tradhti është nga bashkimi kombëtar me kalu tek Asosacioni i komunave me shumicë serbe
Frashër Krasniqi i ka replikuar përmes Facebook-ut, Hysen Durmishit nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Hysen Durmishi, tradhëti për është me ia kthy fjalën e mos me iu servilosë Albin Kurtit. Për mua tradhëtia është me i tradhëtu konceptet. Nga bashkimi Kosovë-Shqipëri, me kalu tek Asosacioni i komunave me shumicë serbe”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.
“Çka është historia jote në VV më shumë se sa servilitet, pozita, keqpërdorime financiare?”, ka vazhduar tutje Krasniqi.
Reagimi i Krasniqit ka ardhur pas postimit të Hysen Durmishit, ku ka thënë se PSD-ja ‘është bërë për keqardhje dhe ka përfunduar aty ku e meriton’.

