Krasniqit i konfirmohet aktakuza, gjatë ditës pritet arrestimi dhe dërgimi i tij në Hagë

Avokati Valon Hasani ka deklaruar se aktakuza e Speciales ndaj Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, është konfirmuar. Ai paralajmëron arrestimin dhe transferimin e tij në Hagë, pas përfundimit të bastijes, e cila ka filluar në orët e mëngjesit.

“Aktakuza është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për mediat vendore.

Policia e EULEX-it po qëndron në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negroc të Drenasit, që është vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e të cilit po bastiset edhe në Prishtinë.