Kreativiteti qytetar tejkalon imagjinatën e ekspertëve
Projektet e ndryshme infrastrukturore në qytetet tona, shpeshherë nuk janë treguar efikase e të qëlluara sa duhet, pasi që janë bërë pa konsultime të mjaftueshme me qytetarët.
Edhe kjo hapësirë parkimi në Gjilan, duket se po funksionon më mirë sipas idesë që qytetarëve se sa e tillë siç është projektuar e realizuar nga profesionistët.
Siç shihet në foton e Mediafokus.info, në pjesën fundore të saj janë projektuar hapësira parkimi vetëm për dy vetura, ndërkohë që qytetarët, kanë bërë një zgjidhje ideale, duke parkuar në të njëjtën hapësire 4-5 vetura, me vetëm një ndryshim formal.
Lagja Iliria edhe ashtu ka probleme me parkimin e veturave, pasi që ka një numër të madh banorësh, ndërkohë që ekziston vetëm një hapësirë parkimi, e cila ka qenë e destinuar prej fillimit vetëm për banorët e banesave të kaltra (blloku blu).
Sidoqoftë, kreativiteti i qytetarëve po tejkalon idetë e ekspertëve, të cilët me një planifikim më të mençur kanë mundur të nxjerrin më tepër hapësira për vetura dhe ta bëjnë më funksionale të gjithë hapësirën, duke i vendosur vijat në mënyrë të pjerrtë. /Mediafokus.info

