Krejt Sanxhaku në plisa të bardhë

Se Sanxhaku ka gjithmonë territor i banuar nga shqiptarët, të cilët ndër vite u asimiluan nga presioni i politikës serbe, dëshmon edhe kjo foto e Amina Nuraj.

‘Kjo osht historia e vertet e Sanxhakut tim. Plisin e bardh kena pas n kryt me krenari, kombin kena pas n zemren, por tut prej Serbis kurre! Sanxhak, Pazar i Ri’, ka shkruar Nuraj.

Viteve të fundit ka një përpjekje për ta rikthyer Novi Pazarin në identitetin e tij të vërtetë, që është qind për qind shqiptar dhe Amina është një zë i fuqishëm në këtë drejtim, bashkë me të tjerë.

Njëri nga ta është Ismet Azizi nga Gjilani, i cili dje u nderua me mirënjohje për kontribut kombëtar në zbardhjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. /Mediafokus.info