Vdes veprimtari Sejdulla Kadriu

Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 66-vjeçare, veprimtari nga Lugina e Preshevës, Sadulla Kadriu.

Ai ishte pensionuar nga arsimi para një viti.

Familja ka njoftuar se varrimi bëhet me datën 06.09.2023 (e mërkurë) me kohën e Drekës, në varrezat e Gjilanit.

Kadriu ka qenë edhe vendimmarrës në Kuvendin e Komunës së Gjilanit.

Shoku i tij i burgut, Bejtullah Tahiri ka bërë një dedikim për Kadriun.

Paska pushuar së rrahuri zemra e Sadulla Kadriut!

Miqë të dashur me dhembje mesova se sot paska nderruar jetë veprimtari, i burgosuri politik, Sadullah Kadriu.

Sadullah Kadriu ishte i percaktuar në rrugën e lirisë, në rrugen më të veshtirë të jetës por njëherit edhe më të lavdishme.

Duke qenë i vendosur në rrugën e lirisë ai vuajti nëper burgjet serbosllave dhe u torturua shume që si pasojë pati edhe veshtësi në shendetin e tij për çka dhe edhe vdekja i erdhi e parakohshme që na preku të gjithë neve që e njohem.

Duke qenë stoik në qëndrimet e tija ndaj pushtuesit ai u be edhe me i dashur për shoket dhe gjithë dashamiret që e njohen.

Ndaj kujtimet më të mira për Sadullahun model i qendresës, i dashurisë dhe i kulturës prej njeriut të mirëfillt. /Mediafokus