“Krenar që ndodhen këtu” – Xhaka prezantohet te Sunderlandi

E prisnin në Milano, por Granit Xhaka është prezantuar zyrtarisht si futbollisti i ri i Sunderland, ku pasi kaloi me sukses testet mjekësore, firmosi një kontratë me shenjtorët deri në 2028.

Sipas Sky Sport, ekipi anglez i ka kushtuar 17 milionë euro kartoni i Xhakës, 13 kesh, plus 4 të tjera në formë bonusesh, përcjell albinfo.ch.

Pas vetëm dy vitesh, Xhaka rikthehet në këtë mënyrë në Premier League:

“Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Kur fol me klubin ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë personat këtu, edhe lojtarët”, u shpreh Xhaka gjatë prezantimit.

Te Sunderland, Xhaka do të mbajë të veshur fanellën me numrin 34-ët.

Mesfushori vjen nga Bayer 04 Leverkusen për një tarifë të pazbuluar dhe nënshkruan një kontratë trevjeçare në Stadium of Light.

Mesfushori 32-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 34.