Krim i rëndë: Vret dhëndrin dhe plagos një qytetar të pafajshëm

Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë, ndërsa një tjetër, i cili kishte qëluar rastësisht në vendin e ngjarjes, ka mbetur i plagosur. 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, derisa ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhej rastësisht në lokalin ku ndodhi krimi, ka marrë plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat shqiptare raportojnë se Mexhit Picari ka qëlluar me armë për vdekje ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj që ishte në proces divorci me gruan e tij dhe sot ishte seanca e radhës, por që nuk u zhvillua.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P”, thotë policia.