Krim në familje, burri vret gruan me thikë dhe largohet nga banesa
Një ngjarje e rëndë ka ndodhor këtë pasdite në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, ku burri ka vrarë gruan e tij.
29-vjeçari me inicialet D. M ka goditur me thikë gruan e vet, me inicialet I. M.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Autori i krimit është larguar menjëherë nga banesa, dhe policia është vënë në ndjekje të tij, transmeton noa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

