Krimet ekomomike kontrollojnë 5 argjendari në Gjilan
Pesë argjendari në Gjilan janë kontrolluar për tregti të ndaluar. Në dy prej bizneseve është konfiskuar një sasi e arit dhe argjendit.
Gjilan. 26.10.2022-10:00. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e PK-së, gjatë kontrollit në pesë (5) pika-biznese të argjendarisë, të asistuar edhe nga zyrtarë të ATK-së dhe Doganës se Kosovës kanë konfiskuar një sasi ari dhe argjendi në dy biznese. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

