Krimi para QKUK-së, deklarohet Policia: Viktima ishte 35-vjeç

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se sot rreth orës 18:00 ka pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është femër e moshës 35 vjeç, ku sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.