Krishtlindja përçon mesazh kuraje e shprese
Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen. Sivjet, mesha e Krishtlindjes do të mbahet me numër të reduktuar të besimtarëve, shkaku i pandemisë.
Në mesnatë janë mbajtur meshat e besimtarëve katolikë edhe në Kosovë, prej nga janë përcjellë mesazhe paqeje, dashurie, kuraje dhe shprese, duke rikujtuar se Zoti është me ne, sidomos në momentet e vështira.
Shqiptarët janë një popull me tri besime që respektojnë njëri-tjetrin, por janë unikë më shumë se kushdo tjetër në interesin kombëtar.
Mediafokus.info uron besimtarët katolikë për Krishtlindje.

