Kroati Petar Periç nuk pranon ta lë shtëpinë ku jeton i vetëm as për kushte më të mira jetese

Në fshatin Vernez të Vitisë jeton i vetëm kroati Petar i Periç, i cili është në moshë të shtyrë, po edhe i sëmurë, shkruan Mediafokus.info

Ai nuk ka pranuar deri tani ta lëshojë shtëpinë ku jeton, përkundër faktit se i është ofruar strehim dhe kushte më të mira jetësore.

Petrin e ka vizituar sot një ekip mjekësor nga Vitia, ku ka marrë pjesë edhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Vjollca Kadolli-Halili, për të parë gjendjen shëndetësore të këtij qytetari.

Gjatë vizitës, përpos shëndetit të tij, është diskutuar edhe për kushtet në të cilat jeton Periç.

Autoritetet komunale janë munduar që ta bindin qytetarin që të ndërroj[ vendbanim, ku do të ketë kushte më të favorshme jetësore, mirëpo përkundër shumë tentimeve, nuk ka pranuar të lëshojë shtëpinë e tij.

Megjithatë, institucionet komunale në Viti do të vazhdojnë përpjekjet që të gjejnë mënyra si ta ndihmojnë qytetarin kroat, i cili nuk pranon ta lëshojë shtëpinë e tij./Mediafokus.info