Kroi i Mbretit, aksident me të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve, i cili ka ndodhur në mesditë te Kroi i Mbretit.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe dy vetura. Bazuar në informatat e para, tre persona kanë pësuar lendime. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.