Nga 6-18 prill Kosova do të futet në masa të ashpra anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë sot një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, që pritet të ndërmerren nga kjo javë.

Ndër të tjera parashihet edhe mbyllja e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, nga data 6 deri më 18 prill.

Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, të shtunën bëri të ditur se kanë pritur që në takimin me Vitinë të ketë diskutime rreth masave, por ministri i Shëndetësisë tashmë e kishte marrë vendimin të cilin vetëm ua kumtoi.

“Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.