Kronika javore e policisë, evidentohen 31 incidente
Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore 26.02.2020-3.03.2020 kanë ndodhur 31 incidente. Janë arrestuar dhe ndaluar 17 persona.
Aksidente trafiku me lëndime ka ndodhur 9, aksidente trafiku me dëme materiale, pa lëndime – 13, ndërsa janë shqiptuar 1023 tiketa.
Gjilan: “Sulm” – Me 01 mars 2020 , rreth orës 02:10 , ankuesi shtetas i Maqedonis , ka raportuar se derisa ka qenë duke kënduar në një kafiteri në fshatin Shillovë , komuna Gjilan është sulmuar fizikisht fillimisht nga i dyshuari M.K.SH ku më pas edhe tre persona tjerë janë involvuar në incident. Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe fillimisht janë arrestua tre persona. Të dyshuarit janë intervistuar, në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në PTH i cilësuar si “Sulm”.
Gjilan: “Sulm dhe Kanosje” – Me 02 mars 2020, rreth orës 19:25, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se i dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën F.K.SH me të cilën janë në lidhje dashurie ka ardhur deri te sulmi fizik ndaj saj. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe dyshohet se i njëjti po të njëjtën ditë edhe më herët kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Gjilan: “Aksident trafiku me lëndime” – Policia e Kosovës është njoftuar se me 02 mars 2020, rreth orës 11:30, në magjistralen Gjilan Ferizaj te udhëkryqi i rrugës së Zhegrës, ka ndodhur një aksident trafiku. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti ka ardhë kur vetura “Renault” me targa 05 me drejtues shqiptar shtetas i Kosovës dyshohet se për shkakë të kthimit të pa sigurte në të majtë godet veturën “VW Passat “ me targa 06 drejtues M.K.SH. që ishte duke lëvizur në drejtimin e kundërt (Përball kalim). Si pasoj e aksidentit lëndime trupore pësojnë vozitësit e dy njësive dhe dy pasagjerë të cilatët transportohen për tretman mjekësor ne QE- në Gjilan ku pas marrjes së ndihmës mjekësore dy vozitësit lirohen për në shtëpi, kurse për tretman te mëtutjeshëm mbesin dy pasagjeret F.K.SH. Hetimet rreth aksidentit janë duke i udhëheq njësitet e trafikut rajonal, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /mediafokus.info

