Kronika javore e policisë për rajonin e Gjilanit

Në periudhën 8-14 prill 2020, në rajonin e Gjilanit, janë evidentuar nga policia e Kosovës 31 incidente.

Janë arrestuar dhe ndaluar 41, kanë ndodhur 4 aksidente trafiku me lëndime dhe po kaq vetëm me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 84 gjoba.

Një aksident ka përfunduar me fatalitet, thuhet në njoftimin e policisë, të përcjellë për media nga toheri Ismet Hashani.

Rastet:

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “

Policia e Kosovës gjatë punëve operative në teren , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 08 prill 2020 deri me 14 prill 2020, në raste të ndara ka ndalur në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit gjithsejtë tridhjetë e tetë (38) persona duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Këta persona intervistohen në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

“Posedim i substancave narkotike”

Me 12 prill 2020 , rreth orës 20:55, në Gjilan, policia e Kosovës Njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit , kanë takuar dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës qe kishin qenë brenda në një lokal . Pas shikimit te kamerave të lokalit, është vërejtur se të dyshuarit kishin hedhur dy qese mbrapa frigoriferit të pijeve, të cilat qese kishin qenë me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 39.3 gram. Dy të dyshuari janë arrestuar nga policia e Kosovës, janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendime te prokurorit të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 ore. Rasti i referohet PTH.

“Dhunë familjare”

Me 12 prill 2020 , rreth orës 23:10 në Gjilan I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pas një mosmarrëveshje të cilën e kishte pasur me gruan e tij , i njëjti e ka goditur me duar ne fytyre dhe koke me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime. I dyshimti është arrestuar dhe më pastaj është intervistuar nga ana e policisë në prani të mbrojtësit ligjor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH.

“Vjedhje e pyllit”

Me 12 prill 2020, rreth orës 18:35, në fshatin Krilevë, komuna Kamenicë dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës, janë takuar në flagrancë në malin pronë Publike që menaxhohet nga Ekonomia e Pyjeve të komunës së Kamenicës deri sa ishin duke prerë dhe vjedhur pyllin me traktorin e tyre Universal- 45 ku të ngarkuar ka pas rreth 4 metra dru. Drutë dhe mjeti transportues janë konfiskuar nga inspektorët e ekonomisë së Pyjeve. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH./mediafokus.info