Kronikë javore nga policia

Gjatë një jave, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 28 incidente, 25 persona janë arrestuar, 9 aksidente trafiku me lëndime, 16 aksidente kanë qenë pa lëndime, ndërsa janë shqiptuar 1003 tiketa. Fatmirësisht, aksidente me të vdekur, nuk k pasur.

Kjo është kronika nga policia për periudhën 22-28 janar, të cilën e ka dërguar zëdhënësi Ismet Hashani:

Dhunë familjare                 

Gjilan, 27.01.2020, ora 08:00 / Policia e Kosovës, njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit kanë pas një informatë për një rast” kërcënimi”. Rastit i janë përgjigj duke dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Është  arrestuar i dyshuari  M.K.SH pasi që dyshohet se i njëjti ka shkuar tek vendi i punës i bashkëshortes së tij /viktimës  F.K.SH  ku në prezencën e kolegëve të saj të punës i dyshuari, e ka kërcënuar, si dhe  duke e sharë dhe ofenduar, dhe ka kërkuar nga ajo që ta ndërpres punën. I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.  Me vendim të Prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH

Armëmbajtje pa leje          

Gjilan, 27.01.2020, 09:40 / Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se  njeri nga nxënësit në një shkollë këtu në Gjilan  dyshohet të ketë në posedim, një  mjet të fortë (boks i hekurit). Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar  i dyshuari i mitur M.K.SH .  pasi që tek i njëjti brenda objektit të shkollës dhe gjatë procesit mësimorë i është gjetur mjeti (boks i hekurit) të cilin e kishte pasur në xhep.  Pas intervistimit, në bazë të procedurave ligjore me vendim te prokurorit  rasti procedohet  në procedurë të rregullt, në gjykatë.

Posedim i substancave narkotike

Gjilan, 27.01.2020, 19:50 / Patrulla policore, stacioni policor i Gjilanit  gjatë një kontrolli rutinë kanë ndalur veturën Golf, me targa regjistrimi 06. Gjatë kontrollit tek pasagjeri, i dyshuari M.K.SH, është gjetur një sasi e dyshuar narkotik. Njësitet anti drogë që veprojnë në rajonin e Gjilanit kanë konfiskuar sasinë e dyshuar, e cila ka rezultuar -marihuanë, me peshë 0.4 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedurë të rregullt.

Posedim i substancave narkotike

Gjilan, 26.01.2020, ora 23:00 / Patrulla policore, stacioni policor i Gjilanit  kanë ndalur veturën Ford, me targa regjistrimi KS, gjatë kontrollit tek pasagjeri, i dyshuari M.K.SH, është gjetur një sasi e dyshuar narkotik. Njësitet anti drogë që veprojnë në rajonin e Gjilanit, kanë konfiskuar sasinë e dyshuar, e cila ka rezultuar – marihuanë, me peshë 0.7 gram, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedurë të rregullt./Mediafokus/