Kryegjykatësja në seancë: Përgjegjësia është individuale, të gabuara pohimet se akuzat janë kundër UÇK’së
Tash e disa minuta ka filuar seanca në Gjykatën Speciale, ku do të shpallet vendimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Në fillim të seancës, Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, tha se “ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e z.Mustafa.”, raporton Express.
Më tej tha se ka konceptime të gabuara se “se këto akuza u ngritën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të gjithë popullit të Kosovës”, duke shtuar se përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm individuale.
“Së pari, duket se ka konceptime të gabuara se këto akuza u ngritën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të gjithë popullit të Kosovës. Nuk ka asgjë më larg së vërteti se kjo. Ishte pikërisht populli i Kosovës, që përmes Kuvendit, qe zgjodhi të krijonte dhe t’i jepte kompetenca këtij institucioni. Gjitashtu, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializara është vetëm individuale”, deklaroi ajo.
Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.