Kryeministren e Zelandës së Re e zë tërmeti, e ruan qetësinë

Kryeministren e Zelandës së Re e zë tërmeti në studio televizive, por e ruan qetësinë. Jacinda Ardern, ishte në mes të një interviste kur një tërmet me magnitudë 5,9 goditi Uellingtonin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur kreu i qeverisë së Zelandës së Re po jepte intervistë “live” për “Channel Three” nga godina qeveritare.

“Po bie tërmet këtu… goxha lëkundje. I shihni besoj gjërat që po lëvizin pas meje. Ndaloi. Nuk jam poshtë ndonjë gjëje që mund të bjerë, kështu që besoj se jam e sigurt”, tha kryeministrja përpara se të vazhdonte normalisht intervistën.