Kryeministres së Zelandës së Re i ndalohet hyrja në kafene, s`ka vend të lirë

Kryeministres së Zelandës së Re i ndalohet hyrja në kafene, pasi është mbushur numri sipas rregullave.

Është e rrallë që një udhëheqës shtetëror të futet në kafene rastësisht për të ngrënë apo për të pirë diçka.

Është edhe më e rrallë që atyre t’iu ndalohet hyrja. Kjo i ndodhi kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Ajo nuk u lejua të hynte në një kafene në Wellington për shkak se brenda kishte njerëz aq sa lejohej maksimalisht sipas rregullave të reja për distancë sociale.

“O Zoti im, Jacinda Ardern sapo u përpoq të hynte në kafenenë Olive dhe u refuzua sepse lokali ishte plot”, shkroi një përdorues i rrjetit Twitter në llogarinë e tij.

Disa orë më vonë, partneri i kryeministres, Clarke Gayford, komentoi në këtë postim, duke e marrë për vete fajin për atë që i ndodhi shefes së qeverisë.

“Më duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë, nuk u organizova dhe nuk rezervova askund”, shkroi ai, shkruan “The Guardian”, përckjellë express.

Përderisa liderët e tjerë botërorë mund të dërgojnë staf për ta caktuar tavolinën e tyre paraprakisht në kafene, një zëdhënës i kryeministres tha se të presësh për të hyrë në kafene është diçka me të cilën mund të përballet gjithkush për shkak të masave kufizuese. “Kryeministrja thotë se ajo pret si të gjithë të tjerët”, tha zëdhënësi./medeiafokus.info