Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e Kadri Zekës në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar familjen Zeka në Gjilan, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e veprimtarit Shaip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.

Në Librin e Zisë, Kurti shkroi se brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur, e mbanin për të na ndriçuar rrugën.(RTK)