Kryeministrit Albin Kurti i vendosin një arkivol para zyrës

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit iu është vendosur një arkivol para zyrës së qeverisë, raporton Gazeta Express.

Albin Kurti vazhdon të kritikohet nga opozita për punën e tij, sidomos tek çështja e taksës.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, Kurtit i është vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Kjo formë e protestës po bëhet pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

Ndryshe, seanca ku po flitet për taksën ka nisur para pak minutash dhe aty po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.