Kryendeshja e javës luhet sot mes Gjilanit dhe Suharekës
Sot luhen dy ndeshje në kuadër të javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Kryendeshje është padyshim ajo mes Gjilanit dhe Suharekës.
Suhareka vjen pas një humbje 2-1 në shtëpi nga Drita, siç vjen edhe Gjilani i cili u mposht në shtëpi po ashtu 2-1 nga Dukagjini.
Sfida tjetër e kësaj xhiroje është ajo mes Dukagjinit dhe Feronikelit 74.
Dukagjini ka regjistruar një ecuri të mirë deri tani. Mban pozitën e 7-të, me 14 pikë.
Ndërkaq, Feronikeli 74 mbetet ende skuadra e vetme pa fitore në këtë sezon, me tre pikë nga tre barazime.

