Gjilani merr përkohësisht kreun e tabelës pas fitores kundër Ulpianës

Skuadra e Gjilanit është ngjitur në krye të tabelës pas ndeshjes së sotme ndaj Ulpianës, të cilën e ka mundur me 2:0.

Pretendenti tjetër i drejtpëdrejt, Ballkani e ka filluar ndeshjen 30 minuta më vonë dhe për momentin, kur ka përfunduar pjesa e parë, po luan baraz.

Golat për Gjilanin i shënuan Progni dhe Kelmendi.

Në mes javë luhet derbi më i madh lokal  Drita-Gjilani.