Luis Suárez dhe Lionel Messi shkëlqejnë në fitoren e madhe të Inter Miami CF

Inter Miami ka dhuruar spektakël në javën e fundit të MLS, duke triumfuar me rezultat të çmendur 6:4 ndaj Philadelphia Union në një ndeshje plot ritëm dhe emocione deri në fund.

Yjet kryesore të skuadrës amerikane, Lionel Messi dhe Luis Suarez, shkëlqyen në fushë duke treguar edhe një herë klasin e tyre të jashtëzakonshëm.

Messi ishte dirigjenti i aksioneve ofensivë të Inter Miamit, duke kontribuar me dy asistime vendimtare dhe duke krijuar vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare.

Në anën tjetër, Luis Suarez zhvilloi një super paraqitje duke realizuar hat-trik spektakolar. Sulmuesi uruguaian ishte i pandalshëm para portës dhe protagonisti kryesor në suksesin e skuadrës së tij.

Me këtë fitore të rëndësishme, Inter Miami vazhdon serinë pozitive në MLS dhe dërgon sinjal të qartë për rivalët në garën për kreun e tabelës. Atmosfera te skuadra e drejtuar nga yjet e dikurshëm të Barcelonës po bëhet gjithnjë e më entuziazmuese.