Kryeqyteti hiqet sonte nga karantina
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot kryeqyteti do të hiqet nga karantina.
“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, Prishtina ishte vendosur në karantinë javë më parë, pas shtimit të rasteve të të prekurve me koronavirus./Mediafokus.info/

