E frikshme, 474 viktima nga Coronavirusi në Itali brenda 24 orëve

Është rritur në mënyrë të frikshme numri i viktimave nga Coronavirusi në Itali, shkruan Mediafokus.info.

Sic raportojnë mediat italiane, brenda 24 orëve kanë vdekur 474 persona, duke e ҫuar numrin e përgjithshëm në 28710.

Në krahasim me ditën e djeshme, numri i vdekjeve është për 205 më shumë.

Numri i të infektuarve në Itali prej momentit kur është shfaqur virusit atje është 209328./Mediafokus.info/