Ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetueses

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin deri më 29 maj.

Këtë vendim e mirëpritën politikanët në Kosovë, derisa Thaçi dhe Hoti thanë se do ta respektojnë.

“Përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë kohë për diskutime tregon sundimin e ligjit të Kosovës në punë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në Twitter.

“Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe atyre institucionalë që të respektohet Gjykata dhe proceset që lidhen me të”, është thënë tutje në një postim të kësaj ambasade./Mediafokus.info/