Kryesuesi i Kuvendit sfidon kryetarin e Komunës për punësimet: Alban, çka po të duhet stomatologu në ZPMB
Komuna e Gjilanit tashmë është bërë horë me punësimet e balldëskave e kunatave.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu ka nxjerrë në pah edhe një anomali tjetër në punësime sa i përket Komunës së Gjilanit.
Sipas tij, kryetari i Komunës, ka punësuar mjek stomatolog në Zyrën për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Kadriu ka qenë personi i parë që e ka udhëhequr këtë zyrë dhe e di mirë funksionin, detyrat dhe qëllimin e saj.
Nuk ka të bëjë bash asgjë me shëndetësinë. Ajo zyrë, më tepër ka karakter politik dhe juridik, ka thënë Kadriu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shih për këtë, Kadriu, i cili vjen pikërisht nga Lugina e Preshevës, ka ironizuar me Hysenin duke e pyetur: “Alban, çka po të duhet stomatologu në ZPMB. Qytetarët e Luginës nuk kanë problem me dhëmbë, ata kanë probleme me dokumente të identifikimit, me pasaporta…”

