Kryesuesi i rrahjes së dy të rinjve është shqiptar, të gjithë policët do tē sanksionohen

Kryesuesi i rrahjes së dy të rinjve, sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, është një shqiptar, pjesëtar i Policisë Kriminalistike në Shkup.

Sipas të njëjtave burime, polici tjetër i përfshirë në këtë rast është me përkatësi etnike boshnjake.

Burimet e Tetovasot bëjnë me dije se ndaj të gjithë personave të përfshirë në incident pritet të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.

Autoritetet kompetente pritet të dalin me më shumë detaje lidhur me rastin dhe masat që do të ndërmerren ndaj zyrtarëve policorë të përfshirë.