Kryetari i Kamenicës nesër do t’i suspendojë nga detyra zyrtarët që u arrestuan sot

Me rastin e arrestimit të tre zyrtarëve të kësaj komune, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës në një tender mbi 35 mijë eurosh, kreu i Kamenices, Kadri Rahimaj, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka paralajmëruar se nesër në mëngjes do t’i suspendojë të tre zyrtarët e arrestuar.

I pari i Kamenicës, i cili tha se si komunë e kanë shtyrë përpara këtë lëndë te organet e drejtësisë, paralajmëroi se shumë shpejt do të dërgojnë edhe kallxime të tjera penale, për keqpërdorimet të cilat thotë se janë bërë gjatë qeverisjes së PSD-së në këtë komunë