Lirija, Imeti, Valentina, Fatoni e Ramizi marrin mbështetje të fuqishme nga familja Haziri

Pesë kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, kanë marrë mbështetje të fuqishme nga familja Haziri, në Deremahallë.

Në emër të kësaj familje ka folur Rrustem Haziri, i cili tha se përkrahja e tyre është e padiskutueshme për më të mirët e LDK-së në Gjilan, derisa ka shfaqur zotimin se po punojnë me entuziazëm të jashtëzakonshëm në mënyrë që fitorja të bëhet e madhe më 14 shkurt.

Kandidatët për deputetë, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani, janë shprehur se ndihen të privilegjuar për këtë përkrahje që kanë marrë nga familja Haziri, duke u zotuar se do të jenë zëri i fuqishëm i projekteve të mëdha për Gjilanin në Kuvendin e Republikës.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80