Kryetari i Vitisë del te dhentë

Ditën e pushimit të fundjavës, kryetari i Vitisë Sokol Haliti e ka shfrytëzuar për t`i vizituar, pos tjerash, edhe disa fermerë.

Në livadhet e Drobeshit, Haliti ka vizituar fermerin Agim Peposhi, ku ai po ruante tufën e tij të deleve dhe gjatë bisedës me të, ka premtuar rritje të përkrahjes për bujqësinë, përmes subvencioneve, granteve dhe investimeve komunale.

Njëherësh, sië raporton pozharani press, Haliti ka vizituar edhe punimet në rrugën Viti-Sllatinë e Poshtme, një aks ky i rëndësishëm, i cili mundëson qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave si dhe qasje më të mirë të fermerëve në parcelat e tyre bujqësore./Mediafokus.info