Kryetari i Vitisë ngushëllon familjen e 16-vjeçarit që e humbi betejën me COVID-19

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka ngushëlluar familjen Bislimi, pasi djali i tyre 16 vjeçar e humbi sot betejën me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

“E nderuara familja Bislimi nga Vërbani i Vitisë!

Jemi thellësisht të prekur nga humbja e  jetës së anëtarit tuaj të familjes, Blend Bislimit mu në moshën e rinisë.

Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar.

Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta për Blendin”, thuhet në telegramin e Halitit.