Ambasada e SHBA-ve: Mezi presim të punojmë me Qeverinë e Hotit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar menjëherë pas pas votimit të Qeverisë së Hotit, shkruan Mediafokus.info.
Ambasada amerikane, në urimin zyrtar, shkruan se mezi presin të punojnë me Qeverinë e Hotit.
“Urime për formimin në mënyrë paqësore të Qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me Qeverinë e Hotit për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID-it 19”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë./Mediafokus.info/