Ky është reagimi i Grenellit pas votimit të Qeverisë Hoti
Pas votimit të qeverisë me kryeministër Avdullah Hoti, i dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re, shkruan Mediafokus.info.
Sipas një komunikate nga zyra e Grenell, i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.
“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratë./Mediafokus.info/